Kosovarët s’i ndalë vaksina e as testi PCR, numër i madh ia mësyjnë Shqipërisë!

Ndonëse janë shtrënguar masat e kufizimit në kufijtë përreth Kosovës, numër i madh i shtetasve tanë ia kanë mësyrë edhe sot Shqipërisë.

Në një foto të siguruar nga Indeksonline, shihet kolona të gjata të veturave në pritje për ta kaluar kufirin në Morinë.

Kujtojmë se nga data 06 shtator, për të hyrë në Republikën e Shqipërisë, si në rrugë tokësore, detare apo ajrore, duhet të jeni pajisur me:

• Pasaportë vaksinimi, ku nga data e vaksinimit të plotë të kenë kaluar të paktën dy javë; OSE

• Test PCR të kryer brenda 72 orëve; OSE

• Test antigen i shpejtë kryer brenda 48 orëve OSE

• Dokument/provë që vërteton se e keni kaluar ose jeni shëruar nga Covid-19 i vlefshëm deri në 6 muaj pas shërimit;

• Këto kritere aplikohen edhe për ata udhëtarë që kalojnë tranzit në Shqipëri;

• Fëmijët deri në moshën 6 vjeç, përjashtohen nga këto kritere.

• Qytetarët shqiptarë rezidentë në Shqipëri që kthehen dhe nuk kanë një nga dokumentet e sipër përmendura, duhet të vetë izolohen për 10 ditë dhe të informojnë autoritetin shëndetësor për të kryer test në fund të izolimit.