Kosovarët s’i ndahen politikës as natën e Vitit të Ri, pamje çka ka shkruar në fishekzjarr një qytetar

Kosovarët nuk e kanë harruar politikën as në natën e ndërrimit të motmoteve.

Një qytetar madje ka dërguar një video në redaksinë e Gazetës Express ku shihet se ka hedhur një fishekzjarr me një mbishkrim interesant.

Në këtë mbishkrim qytetari ka shprehur simpatinë për Lëvizjen Vetëvendosje.

Me këtë ka parashikuar edhe fitoren e Albin Kurtit në zgjedhjet e vitit 2021.