Edison Jakurti, doktorant i ekonomisë, bazuar në një statistikë të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, ka vërejtur një ndryshim të madh në mënyrën se si familjet kosovare e shpenzuan buxhetin e tyre, veçanërisht për ushqim dhe pije joalkoolike gjatë vitit 2022 krahasuar me vendet e rajonit dhe BE-së.
Në vitin 2017, sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), një ekonomi familjare shpenzonte mesatarisht 39.6% të buxhetit për ushqim dhe pije joalkoolike. Megjithatë, pesë vjet më vonë, në vitin 2022, kjo shifër ka shkuar në një nivel të lartë prej 55.3%, një ndryshim i pazakontë dhe i shqetësues.
Në bazë të grafikonit i cili krahason shpenzimet me vendet e rajonit dhe Bashkimit Evropian, shpenzimet e larta për ushqim dhe pije joalkoolike Kosovë gjatë vitit 2022 rezultojnë shumë më të larta sesa vendet e tjera të rajonit.
Sipas Jakurtit, arsyeja kryesore e këtyre shifrave është inflacioni. Megjithatë, Jakurti ka argumentuar se një arsye për këtë dallim kaq të lartë krahasuar me vendet e tjera është mungesa e “politikave efektive”.







