Kosovarët nuk i ndalë as Fitër Bajrami: Qytetarët marrin rrugën për në Shqipëri, krijohen kolona të gjata në Vërmicë

Një numër i madh i qytetarëve kanë marrë rrugën për në Shqipëri edhe pse sot festohet dita e Bajramit.

Myslimanët edhe në Kosovë po kremtojnë festën e Fitër Bajramit, festë kjo që vjen pas agjërimit të muajit të Ramazanit.

Edhe pse sot po festohet kjo festë, kosovarëve nuk u pengon që ata të marrin rrugën dhe të shkojnë për në Shqipëri.

Në bazë të raportimi të fundit nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar nga Ministria e Punëve të Brendshme, bëhet e ditur se në Vërmicë pritjet janë deri 10 minuta për në dalje të Kosovës dhe kolona është e gjatë deri 100 metra.

Më poshtë keni njoftimin e plotë.