Kosovarët i japin shumë dashni dhe falemnderime Clintonit në Prishtinë. Ja si e përqafojnë (VIDEO)

Presidenti amerikan, Bill Clinton, derisa po qëndron në Kosovë, ka pasur kontakt me disa qytetarë në rrugët e Prishtinës. Clinton ka marrë shumë përqafime nga kosovarët.

Mëngjesin e sotëm arriti në Prishtinë, për të shënuar 20-vjetorin e bombardimeve të NATO-s. Ish-Presidenti i ShBA-së, Bill Clinton dhe ish-sekretarja amerikane Madeleine Albright.

Sekretari i Clintonit, Angel Urena ka publikuar edhe një video në të cilën dëshmohet edhe një herë dashuria e madhe ndaj Clintonit dhe Shteteve të Bashkuar nga qytetarët e Kosovës.

Në videon e tij shihen shumë qytetarët duke përshëndetur Bill Clinton e aty është edhe një i moshuar me plis i cili e përqafon me shumë entuziazëm ish-presidentin.