Në mars

Kosova zhvillon ndeshje miqësore me Danimarkën

Më 20 eventualisht 21 mars Kosova do ta zhvillojë një ndeshje shumë të rëndësishme miqësore në Prishtinë.

Danimarka pritet të jetë kundërshtare dhe mungon vetëm zyrtarizimi i kësaj miqësoreje, gjersa ky takim pritet të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Bisedimet në mes dy federatave kanë filluar që moti për organizimin e kësaj miqësoreje, e cila tani duket të jetë punë e kryer.

Të kujtojmë se Kosova në kualifikimet e “Euro 2020” do të luajë në grup me Anglinë, Çekinë, Malin e Zi dhe Bullgarinë.