Kosova, vendi i mundësive: Veturat luksoze që u regjistruan sivjet në Kosovë

Porsche, Land Rover, Mercedes, Jaguar, Audi e BMW janë markat e veturave luksoze që tejkalojnë numrin treshifror për kah regjistrimi vetëm përgjatë këtij viti.

Sipas të dhënave të siguruara nga lajmi.net prej Ministrisë së Punëve të Brendshme, përgjatë 2021-ës në Kosovë u regjistruan 466 Porsche.

Linjat e markave luksoze që dominojnë për kah numri i regjistrimit janë si vijojnë: Audi (26,543) dhe Mercedes 24,118.

Në Kosovë dominojnë edhe veturat e tipit ‘Land Rover’, linjat nga e cila u regjistruan 2,477 copë vetëm sivjet në vend.

Në anën tjetër, në Kosovë figurojnë të jenë të regjistruara edhe 188 vetura të tipit ‘Jaguar’, që shquhet si model luksoz.

Marka e cila vazhdon të jetë më e pëlqyera në mesin e kosovarëve është ajo e Volkswagenit. Vetëm përgjatë këtij viti, 105.881 vetura të tipit Volkswagen.