Kosova U21 luftarake mposhtet nga Anglia U21, por tregon lojë të mrekullueshme

Kosova U-21 ka pësuar humbje me rezultat 2-0 përballë Anglisë U21.

Ka qenë talenti i Manchester Cityt, Phil Foden që ka realizuar në minutën e 25-të të ndeshjes duke përfituar nga një rrëmujë brenda zonës.

Kosovën e ka humbur Lirim Memën nga një lëndim në minutën e 30-të të ndeshjes.

Në vend të tij u inkuadrua Arbnor Muja.

Pikërisht Muja në fundin e pjesës së parë e humbi një rast ideal për shënim, derisa goditi shtyllën pasi u shërbye bukur nga Lirim Kastrati.

Pjesa e dytë solli ritëm të mirë për Kosovën, që tentuan barazimin disa herë.

Por në fund të ndeshjes ka qenë Foden që ka shënuar pas një topi të rikthyer nga mbrojtja (2-0).

Anglia tani ka nëntë pikë, ndërsa Kosova ka gjashtë pas tri ndeshjeve.

Ndeshja ka nisur nga ora 20:45 dhe është e vlefshme për kualifikimet e Evropianit 2021, i cili do të mbahet në Hungari dhe Slloveni.

loading…