Përfaqësuesja U16 e Kosovës në basketboll, e ka nisur me fitore të thellë turneun “FIBA European Challenger” që po mbahet në Prishtinë.
Në ndeshjen e parë të Grupit F, Kosova triumfoi të hënën ndaj Maltës me rezultatin bindës 117:20. Basketbollistët kosovar, e dominuan plotësisht këtë ndeshje, të cilën e fituan pa telashe. Shtatë lojtarë të Kosovës, ndeshjen e mbyllën me pikë dyshifrore.
Ndërsa, më i dalluari ishte Drinor Gërxhaliu me 21 pikë të shënuara e pesë asistime. Me lojë të mirë, u veçuan edhe Rron Dahsyla që pati 16 pikë e 12 kërcime, kurse Dren Kastrati shtoi 14 pikë e dhjetë kërcime.
Te Malta, më efikasit ishin Isaac Xuereb e Justin Caruana që shënuan nga katër pikë secili.







