Futboll

Kosova u-19 fantastike, mposht Austrisë

Kosova U19 sot me fillim nga ora 16:00 ka zhvilluar ndeshjen e parë të “Elite Round” për kualifikimin në Kampionatin Evropian.

Ekipi i drejtuar nga Adil Maliqi ka fituar me rezultatin minimal ndaj Austrisë.

Autogoli i Schöller me fillimin e pjesës së dytë, vendosi fatin e këtij takimi, duke i siguruar dardanëve tre pikë.

Austriakët dominuan ndeshjen, por deri në fund djelmoshat nga Kosova luftuan për të ruajtur rezultatin.

Kosova tashmë është lidere e grupit, me tre pikë pas një ndeshje të zhvilluar, me dardanët që ndeshjen e radhës do e luajnë ndaj Spanjës.

https://twitter.com/i/status/1770482943321952557