Sot ka përfunduar takimi vjetor i Organizatës Botërore të Doganave.
Kosova aty ka marrë pjesë në të gjitha votimet e mundshme, duke i mundur kështu të gjitha përpekjet e Serbisë, Rusisë dhe Kinës për bllokim.
Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook, ministri i Jashtëm i Kosovës, Behgjet Pacolli.
Ky është postimi i plotë i tij:
Kosova me miqtë fiton betejën në Organizatën Botërore të Doganave
Sot përfundoi takimi vjetor i Organizatës Botërore të Doganave. Përpjekjet e Serbisë, Rusisë dhe Kinës për të bllokuar Kosovën nga ushtrimi i të drejtave të saj si anëtare, dështuan. Kosova mori pjesë në të gjitha votimet, u aprovua kontributi vjetor financiar dhe kishte të drejtën e plotë dhe të barabartë për të folur dhe për të marrë pjesë në të gjitha aktivitetet. Ky është një sukses për pozitën e Kosovës në skenën ndërkombëtare dhe një argument tjetër se pavarësia dhe statusi i Kosovës si një anëtar i barabartë i bashkësisë ndërkombëtare është një çështje e mbyllur. Unë jam mirënjohës ndaj delegacionit të Kosovës dhe miqve tanë për luftën e fuqishme në mbrojtjen e anëtarësimit tonë dhe parandalimin e skenarëve të Serbisë dhe Rusisë.






