“Kosova të fokusohet në zhvillim të teknologjisë dhe të energjisë”

Fondacioni i Mileniumit të Kosovës, do të ndajë 25 bursa për “Gratë në energji, programi i bursave për studime në fushën e energjisë”.

Petrit Selimi drejtor ekzekutiv i Fondacionit të Mileniumit të Kosovës, tha se duke e pasur se ka disbalancë mes burrave dhe grave të Kosovës është vendosur të ndahen 25 bursa dhe të mundësohet që gratë e Kosovës të përfshihen në fushën e energjisë.

“Ne në kuadër të programit kemi ndarë bursa për gratë që do të merren me energji ”, tha ai sot në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në RTK.

Sipas tij Kosova duhet të fokusohet në drejtim që të krijohen kuadro të reja në teknologji e energji. Ai bëri me dije se nesër do të hapet konkursi për bursa.