Kosova të dielën luan pa ‘trurin e mesfushës’

Kosova të dielën luan pa ‘trurin e mesfushës’

Të dielën në ndeshjën ndaj Ishujve Faroe, Kosova nuk do të mund të llogarisë në shërbimet e të ashtuquajturit tani ‘truri e mesfushës’, mesfushorit fantastik Hekuran Kryeziu.

Kryeziu është ndëshkuar me karton të verdhë mbrëmë në fitoren 3-1 ndaj Maltës, kështu që i pamundëson pjesmarrjen në ndeshjën e ardhshme pasiqë numëron dy karton të verdhë.

Gjyqtari kryesor i takimit, Tamás Bognar, e paralajmëroi disa herë Kryeziun para se ta ndëshkojë me të verdhë, ky i fundit vazhdonte protestën për një moment të diskutueshëm në fushë dhe hungarezi mbeti pa zgjidhje, duke e ndëshkuar kosovarin.

Në një deklaratë pas ndeshjës, mesfushori fantastik i Kosovës tregoi që ndjehet keq dhe i ka rënë pishman për këtë gjë.

“E kam marrë edhe një karton të verdhë dhe i kam rënë shumë pishman pasi që nuk mund të luajë ndeshjen e radhës. Po ndjeehm shumë keq” , deklaroi Kryeziu.