Futboll

Kosova sot përballet me Bullgarinë

Gjatë ditës së sotme Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e femrave do të zhvillojë ndeshjen e radhës në kuadër të Ligës së Kombeve kundër Bullgarisë.

Ndeshja kundër Bullgarisë zhvillohet duke filluar nga orëa 13:00, në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Fitorja në këtë takim do t’ia mundësojë Kosovës avancimin në Ligën B të Ligës së Kombeve.

Kosova gjendet në pozitën e parë me shtatë pikë ndërsa Bullgaria gjendet në pozitën e dytë me tre pikë me pak.