Kosova përsëri aplikon në Interpol

Kosovës i është pranuar aplikacioni nga Komiteti Ekzekutiv i Interpolit, këtë e ka bërë të ditur Ministri i Punëve të Jashtme, Behxhet Pacoli, përcjell Ballkani.info.

Pacolli përmes një postimi në facebook ka thënë se, Kosovës i është pranuar apikacioni nga Komiteti Ekzekutiv në Lyon të Francës dhe mbetet të procedohet në Asamblenë e Përgjithshme.

Postimi i plotë i Pacollit pa ndërhyrje:

Gjatë ditës së sotme, Komiteti Ekzekutiv i Interpolit me seli në Lyon( Francë) debatoi rreth aplikacionit të Republikës së Kosovës dhe vendosi në favor të dërgimit të dosjës së Policisë së Kosovës për votim në Asamblenë e Përgjithëshme të Interpolit e cila këtë vit do të mbahet në Kili.

Policia e Kosovës, u cilësua në nivelin më të lartë të profesionalizmit dhe kredibilitetit, si organizatë policore moderne dhe me standarde të avansuara.

Përbërja e Komitetit Ekzekutiv për vitin 2019 nga gjithësej 10 shtete pjesmarrëse në debatin e sotëm, ishin vetëm tri shtete të cilat e kanë njohur pavarësinë e vendit tonë dhe pothuajse të gjithë pjesmarrësit argumentuan në favor të aplikacionit të Policisë së Kosovës për të proceduar më tutje në Asamblenë e Përgjithëshme.

Prandaj, urojmë që edhe Serbia të i thërrët zërit të arsyes dhe mos veproj me obstruksionet e saj kundër paqës dhe sigurisë. Do të ishte primitive dhe jashtë gjdo logjike pengimi dhe lobimi kundër antarësimit të Policisë së Kosovës në organizatën nderkombëtare të Interpolit, dhe në anën tjetër të flasësh për paqe dhe siguri. /Ballkani.info/