Banka Botërore

Kosova në raportin e BB-së nga vendi i 44 në 57, ka ngadalësim të reformave

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, ka thënë se Kosova në raportin e Bankës Botërore për të bërit biznes është renditur në mesin e 20 vendeve që kanë bërë reforma, por që në të njëjtën kohë ka shënuar rënie në ranglistë, ku nga pozita e 44 sa ka qenë, tash gjendet në pozitën e 57.

Rukiqi tha se kjo rënie vije si pasojë që në vend ka një ngadalësim të reformave, ku përmendi se ngadalësim më i theksuar është te reformat e zbatimit të kontratave.

Rukiqi tha se te një pjesë e mirë e indikatorëve Kosova është në mesataren e rajonit, por që tha se ka edhe indikator ku Kosova është nën mesataren e rajonit.

Në një konferencë për media, Rukiqi ka treguar edhe detaje të vizitës së tij në Gjermani, ku është takuar me këshilltarin për çështje ekonomike të kancelares Angela Merkel. Ai tha se në këtë takim ka qenë edhe kryetari i Odës së Serbisë.

Ai tha se çështje tjetër me rëndësi që është diskutuar në këtë takim ka qenë edhe përkrahja e ardhshme e Qeverisë Gjermane për investime në rajon. Gjithashtu, tha se është diskutuar edhe tema e kompanive gjermane si Volkswagen, BMV ku nëse eliminohen barrierat mund të ketë lëvizje pozitive.

Rukiqi bëri të ditur se janë dakorduar që takimin tjetër ta mbajnë në muajin mars ose prill të vitit të ardhshëm.

loading…