Kanë dal statistikat janar-shtator 2019 të EUROSTAT-it për azilkërkuesit në zonën Shengen.

Në përgjithësi, ka lajme të mira për të gjithë Ballkanin, përveç në rastin e Shqipërisë:

– Në 9 muaj të parë të vitit 2019, gjithsej 24,105 qytetarë të Ballkanit kanë kërkuar azil në zonën Shengen. Kjo shënon rritje prej 3% krahasuar me periudhën e njëjtë në vitin 2018;

– Sipas këtij trendi, viti 2019 do jetë vit i parë që nga viti 2015 i cili nuk do shënon trend rënies në numrin e azilkërkuesve nga Ballkani, përcjellë Ballkani.info tekstin e Demush Shashës, njohës i politikave evropiane të emigracionit.

– Franca vazhdon të jetë bindshëm vendi me numrin më të madh të azilkërkuesve;

– Kosova, së bashku me Malin e Zi, ka shënuar rënie më të madhe në numrin e azilkërkuesve, respektivisht 28% dhe 37% më pak azilkërkues krahasuar me periudhën e njëjtë në vitin 2018;

– Sipas këtij trendi, Kosova në vitin 2019 do të jetë në nivelin më të azilkërkuesve, qysh nga viti 2009;

– Rritja e azilkërkuesve nga Ballkani udhëhiqet nga Shqipëria, pasi që të gjitha vendet të tjera kanë shënuar rënie në numrin e azilkërkuesve;

– Shqipëria është i vetmi vendi i cili ka shënuar rritje, me gjithsej 15,795 azilkërkues, apo 17% më shumë azilkërkues se në periudhën e njëjtë në vitin 2018. Kjo është sa numri i azilkërkuesve nga i gjithë rajonit – shumëzuar me dy. Vendet sikur Palestina, Sudani dhe Nigeria rangohen më mirë se Shqipëria.

Përderisa këto të dhënat janë inkurajues dhe lajm i mirë për rajonin (përveç Shqipërisë), duhet gjithnjë pas parasysh se përderisa ka rënie të azilkërkueseve, qytetarët e Ballkanit tani janë duke përdorur forma të tjera të migrimit. Në fakt, në periudhën 2008-2018, format më të përdorura të migrimit ishin (1) lejet e qëndrimit, dhe (2) migrimi ilegal në zonën Shengen. /Ballkani.info/

Klikoni këtu për ta parë renditjen: https://ec.europa.eu/eurostat/news/themes-in-the-spotlight/asylum-q3-2019?fbclid=IwAR2RTr7rg9Pkl99KlB3A0Yeus1-XlVBNPZ-uAhTCFVnKXY7hAoc4qgAnro8