Kosova natyralizon fundorin amerikan Malcolm Armstead

Kombëtarja e Kosovës në basketboll është përforcuar edhe me një basketbollist të huaj.

Drejtuesit e Federatës së Basketbollit të Kosovës i kanë filluar procedurat për ta natyralizuar fundorin amerikan Malcom Armstead, transmeton KTV.

Armstead pritet të pajiset me pasaportë, në mënyrë që të jetë i gatshëm për duelet me Rumaninë dhe Maqedoninë.

Për fundorin amerikan kjo nuk do të jetë hera e parë që e përfaqëson një vend evropian, pasi para dy vjetësh ka luajtur për Rumaninë.

Armstead pritet të luajë në këto ndeshje në mungesë të Scott Bamforthit, i cili nuk do të jetë në dispozicion për shkak të një lëndimi.