Gran Slam

Kosova merr medaljen e parë në Abu Dhabi

Nora Gjakova ka kaluar në finale të Grand Slamit në Abu Dhabi, duke mposhtur Chen-Ling Lien, për t’ia siguruar medaljen e parë Kosovës.

Ajo fitoi me ippon ndaj Lien dhe tani pret fituesen e duelit Automne Pavia dhe Anastasiia Konkina.

Më herët Majlinda Kelmendi ka kaluar në gjysmëfinale të Grand Slamit në Abu Dhabi, duke mposhtur garuesen Cohen nga Izraeli.

Në gjysmëfinale Kelmendi do të përballet me britaniken Chelsie Giles.