Pas konferencës për shtyp, futbollistët e Përfaqësueses së Kosovës kanë filluar stërvitjen e fundit para ndeshjes së parë kualifikuese ndaj Bullgarisë.
Seanca stërvitore ishte e hapur për media vetëm 15 minutat e parë ku nuk u pa ndonjë skemë e trajnerit Bernard Challandes.

Një lajm i mirë është se në stërvitje ishte i pranishëm Benjamin Kololli, për të cilin u përfol shumë se nëse do të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Bullgarisë, gjë të cilën nuk e konfirmoi as trajneri i përfaqësueses.
Ndeshja Kosovë-Bullgari zhvillohet nesër me fillim prej orës 20 e 45 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.








