Kosova humb në “Fadil Vokrri”, Shqipëria fiton në “Elbasan Arena”

Kosova U-21 është mposhtur 0-1 në stadiumin “Fadil Vokrria” nga Cekia U-21 në ndeshjen kualifikuese për Kampionatin Evropian 2023. Derisa Shqipëria luajti në të njëjtën kohë me Andorrën U-21 dhe fitoi 2-0.

Në stadiumin ”Fadil Vokrri” të enjten është zhvilluar ndeshja mes Kosovës U21 dhe Çekisë U21 në kuadër të kualifikueseve për Kampionatin Evropian 2023.

Mysafirët arritën të fitojnë falë golit të Adam Gabriel në minutën e 38-të.

Goli i çekëve https://streamja.com/embed/59VV2

Dardanët u munduan të rikthejnë gjërat në favor, por ishte e pamundur kundër Çekisë shumë mirë të organizuar, duke pësuar kështu humbjen e dytë në tri ndeshjet e para në Grupin G.