Kosova humb miqësoren me Suedinë

Kosova ka pësuar disfatë në miqësoren me Suedinë, në ndeshjen që ishte e para për “Dardanët” në vitin 2020.

1 me 0 ishte rezultati përfundimtar i ndeshjes me Hedlundin që shënoi golin e vetëm. Ai shënoi në minutën e 75-të.

Te “Dardanët” u paraqitën shumë futbollistë të Superligës e të tjerë që debutuan për fanellën e Kosovës.