KOSOVA fantastike e fiton finalën e parë drejt Euro 2020, mposhtë Malin e Zi në “Fadil Vokrri”

Kosova ka arritur të mposht Malin e Zi në kuadër të kualifikimeve të Evropianit 2020, të Grupit A.

Kombëtarja e Kosovës e ka mposhtur Malin e Zi me rezultat 2-0, në “finalen e parë”, nga tri ndeshjet e rëndësishme që do ti ketë Kosova në kuadër të këtij grupi.

Për Kosovën shënuan Rrahmani në minutën e 9, dhe Muriqi në minutën e 34.

Kujtojmë që Kosova do të zhvillojë ndeshjen e radhës kundër rivalit direkt për vendin e dytë, Çekinë, më 14 nëntor.