Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka njoftuar se ka telefonuar homologun e tij shqiptar, Niko Peleshi, pas përmbytjeve në zonën e Fierit.

Përmes një postimi në Facebook, Mehaj ka treguar se FSK-ja është e gatshme ta ndihmojë Shqipërinë në këtë situatë.

Njoftimi i plotë:

Në ditë të mira e ditë të vështira jemi bashkë me vëllezërit tanë në Shqipëri.

Pas përmbytjeve në zonën e Fierit dhe zona të tjera të Shqipërisë, i kam telefonuar Ministrit të Mbrojtjes së Republikës së Shqipërisë, Niko Peleshi, të cilit i kam shprehur gatishmërinë tonë të plotë për mbështetje me aftësitë dhe kapacitetet tona të kërkim-shpëtimit për reagim, menaxhim dhe sanim të pasojave.

Së bashku jemi më të fortë në secilën sfidë!