Kosova e “demolon” Maltën, mbetet në krye të grupit

Kosova ka bërë një paraqitje të jashtëzakonshme në udhëtim te Malta në kuadër të Ligës së Kombeve, për ta mbajtur kreun e tabelës në Grupin 3.

Rezultati përfundimtar i takimit të sotëm ishte 0-5.

Golin e parë e shënoi Vedat Muriqi në minutën e 15 pas asistimit nga Milot Rashica. Ky ishte edhe rezultati i pjesës së parë.

Në pjesën e dytë Kosova ishte edhe më efikase, duke shënuar katër herë.

Në minutën e 70 Benjamin Kololli shënoi gol të bukur, duke e paraboluar portierin kundërshtar.

Për dy minuta shënoi dy herë Donis Avdijaj, pas asistimit nga Muriqi e Rashica. E ky i fundit shënoi golin e fundit të takimit në minutën e 80, me një goditje të bukur jashtë zonës së rreptësisë.

Në Grupin 3 Kosova është lider me 11 pikë, kurse Malta në vendin e fundit ka 2 pikë.