Kosova drejt mbylljes: Dështon sërish seanca për votimin e Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se nuk do të mbahet seanca e paraparë për votimin në shqyrtim të dytë të Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike COVID-19.

Osmani ka thënë se në mungesë të kuorumit kjo seancë nuk do të mbahet.

Ndërsa ka bërë thirrje që të ketë më shumë deputet në seancën tjetër që pritet të fillojë nga ora 12:00, në të cilën do të votohen pikat e mbetura nga seancat e kaluara.