Për herë të parë në Kosovë fillon studimi për hulumtimin e shkallës së infeksionit nga COVID-19

Për herë të parë në Kosovë, IKSHP në bashkëpunim me OBSH ka filluar zbatimin e studimit “Hulumtimi seroepidemiologjik bazuar në popullatë i shtresuar sipas moshës për infeksionin SARS CoV-2 (Covid – 19).

Ky hulumtim bëhet me qëllim të hulumtimit të shkallës së infeksionit me SARS CoV-2 që përcaktohet nga seropozitiviteti i popullatës së përgjithshme në Kosovë.


Hulumtimi bëhet sipas protokollit të standardizuar të zhvilluar nga OBSH, i cili mundëson që të dhënat e ekspozimit epidemiologjik dhe mostrat biologjike të mblidhën sistematikisht dhe të vlerësohët shkalla e ashpërsisë dhe sulmit. Hulumtimi po ashtu shërben për orientim mbi situatën e shëndetit publik dhe politikat e vendimarrjes.


Ky studim sero-epidemiologjik ka për qëllim këto objektiva:

  1. Të matet seroprevalenca e antitrupave të COVID-19 në popullatën e përgjithshme sipas gjinisë dhe grupmoshës, në mënyrë që të përcaktohet imuniteti kumulativ i popullatës.
  2. Të vlerësohet raporti i infeksioneve asimptomatike, para-simptomatike ose subklinike në popullatë dhe në raport me moshën dhe gjininë.
  3. Të matët pozitiviteti aktual te popullata e zgjedhur rastësisht.
    Hulumtimi do te bëhet në nivel vendi i shtresuar sipas grupmoshës dhe gjinisë.
    Posa të përfundojë marrja e mostrave në terren do të kemi rezultatet preliminare dhe tutje ato përfundimtare që do na pasqyrojnë gjendjen e përhapjës së COVID- 19 në popullatën e Kosovës.