Kosova do të ketë përkrahje të madhe sonte në Angli

Kosova do të ketë përkrahje të madhe edhe sonte në udhëtim ndaj Anglisë.

Anglia pret sonte Kosovën në stadiumin St. Mary’s në Southampton me fillim nga ora 20:45.

Anglia dhe Kosova nuk janë përballur kurrë më parë në ndeshje ndërkombëtare me njëra-tjetrën.

Por, përkundër ndeshjes në udhëtim, skuadra nuk do të jetë e vetme.

Në ditët e fundit një numër i konsiderueshëm i tifozëve kanë udhëtuar drejt Southamptonit ku sonte pritet ta mbështesin Kosovën në ndeshjen më të vështirë deri më tani në eliminatoret e Euro 2020.

loading…