Kosova dhe Shqipëria me operacion të përbashkët për gjetjen e një personi të zhdukur në bjeshkët e Brodit

Policia e Kosovës e mbështetur edhe nga Policia e Shqipërisë kanë ndërmarrë një operacion të madh kërkim-shpëtimi të një personi që rezulton i zhdukur në bjeshkët e fshatit Brod të Dragashit.

Në njoftimin e Policisë së Kosovës thuhet se personi Admir Adili 26 vjeç nga fshati Borje i Shqipërisë me datë 4 shtator rezulton i zhdukur që kur kishte dalë të mbledhë boronica në bjeshkët e Brodit.

“Me datë 04 Shator 2022 në orët e vona të mbrëmjes nga familjarët e tij është raportuar një person I zhdukur. Personi Admir Adili (rreth 26 vjeq) nga Fshati Borje I Shqipërisë me datën 04 shtator ka dalë në bjeshkët e fshatit Brod, KK Dragash për të mbledhë Boronica, kur shokët e tij janë kthyer nga bjeshka ai nuk është kthyer . Që nga momenti I raportimit të personit si person zhdukur Policia e Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë kanë filluar një operacion kërkim –shpëtimi”, thuhet në njoftim.

Përpos policisë, është angazhuar edhe FSK dhe shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim, kurse nga policia e Kosovës po përdoren qendtë e terrenit e motoçikletat për terrene malore, derisa policia e Shqipërisë po asiston me dronë.

“Me datat 05, 06 dhe 07 Shtator operacioni është zgjeruar , në këtë operacion përveç policisë së të dy vendeve janë përfshirë FSK –ja, Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim dhe vullnetar. Dje me datë 07.09.2022 vet Drejtorit Rajonal Policisë së Prizrenit , Kolonel Faton Alija, me stafin e tij ka dal në vend ngjarje për të koordinuar operacionin, aty ai u konsultua me Komandantin e Stacionit Policor të Dragashit, me Policinë Kufitare të Kosovës, me Policinë Kufitare te Shqipërisë, me Njësinë Kërkim-Shpëtimit të FSK-ës dhe me pjesëtaret e Shoqatës së Kosovës për kërkim-Shpëtim ( OJQ). Nga drejtori rajonal është urdhëruar që sot në operacion të dërgohet edhe Njësia e Reagimit të Shpejt si dhe hetuesit rajonal për të marr rastin në kompetencë. Përpos personelit të përfshirë në këtë rast , FSK-jaka përdorur për kërkim edhe qentë e terenit dhe motoçikleta me 4 rrota për teren malore. Po ashtu Policia e Shqipërisë, ka përdorë dhe vazhdon ta përdor dronin”, thuhet tutje.