Marrëveshja

Kosova arrin marrëveshje me Serbinë për dorëzimin mbetjeve mortore të luftës së fundit

Komisioni Qeveritar për personat e pagjetur njoftoi sot se përveç kërkesave që ka shkëmbyer me delegacionin e Beogradit është arritur edhe një marrëveshje mes a dy palëve rreth pranim dorëzimit të mbetjeve mortore të identifikuara.

Prenk Gjetaj nga ky komision bëri të ditur se pavarësisht gërmimeve nuk ka persona të gjetur.

“Aktivitet vlerësuese janë vazhduar në kuptim te gërmimit në Izbicë dje e pardje, këto dy ditë në Majanc, në Podujevë nuk ka pasur gjetje dhe sot do të vazhdojnë edhe në Polac. Kjo dinamikë e gërmimeve plotësuese do të vazhdoje rreh realizimit të urdhëresa të autoriteteve kompetente”, tha ai.

Në konferencën pas takimit të komisionit për të pagjeturit u tregua se është marrë edhe vendimi për përkrahjen e kryeministrit për ti përkrahur shoqatat e familjeve të personave të zhdukur me një shumë financiare prej 25 mijë euro.

Ndërsa këshilltari i kryeministrit dhe njëherit bartësi i dosjes së personave të pagjetur njoftoi se më 5 nëntor komisioni nga Kosova do të jetë në Hagë ku të gjitha komisionet rajonale do të shkruajnë një plan operacional për ndriçimin e fatit të personave të pagjetur.

Lluka tha se nëse Serbia nuk do të vazhdonte ti fshehte këto krime, zbardhja e fatit të personave të pagjetur do të ishte më e suksesshme.

“Po të mos vazhdonte Serbia ti fshihte krimet  ne do të ishim më të suksesshëm në zbardhjen e fatit të këtyre personave”, tha Jahja Lluka, raporton Zeri.

Ky komision thotë se vazhdon të shqyrtojë çështjet që kanë që kanë të bëjnë me ndriçimin të personave të zhdukur.