Kosova – Andorra, mbyllet pjesa e parë

Kosova 0:0 Andorra

Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes.

44′ Vedat Muriqi me mundësi të artë shënimi, por pret portieri i Andorrës. Vetëm rivënie nga këndi.

30′ Gjysmë ore lojë kanë kaluar. Kosova ka dominimin, por ende rezultati mbetet i pandryshuar.

25′ Gjuajtja bllokohet nga muri mbrojtës i Kosovës.

24′ Goditje e lirë shumë pranë 16-metërshit për Andorrën.

21′ Rast i madh për Kosovën, por goditja e Zenelit bllokohet në fund. Mbetet rezultati 0:0.

9′ Vedat Muriqi godet me kokë pas harkimit të Zenelit, por mbron portieri.

7′ Ndëshkohet me karton të verdhë futbollisti i Andorrës, Vales, pas një ndërhyrjeje të rrezikshme në kapitenin e Kosovës, Amir Rrahmanin.

6′ Kosova ka administrimin e ndeshjes në minutat e parë të ndeshjes, duke kërkuar menjëherë zhbllokimin e rezultatit.

1′ Starton ndeshja

“Dardanët” publikojnë një baner fantastik.

“Dhimbja e të kaluarës sonë është forca e të tashmes sonë”, thuhet në banerin e tifozerisë së Kosovës.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm
Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Formacionet zyrtare

Trajneri i Kosovës, Alain Giresse ka bërë katë ndryshime nga ndeshja ndaj Izraelit.

Florent Hadërgjonaj do të startojë në krahun e djathtë të mbrojtjes në vend të Mërgim Vojvodës.

Në mesfushë, Betim Fazliji dhe Valon Berisha startojnë në vend të Florent Muslijës dhe Ibrahim Dresevic.

Ndërkohë në fazën e sulmit, Zeneli do të startojë në vend të Edon Zhegrovës.

Albion Rrahmani dhe Amar Gërxhaliu janë sërish jashtë listës për këtë përballje.

Gjendja në grupin I

Aktualisht, Zvicra dhe Rumania kanë nga tri pikë. Kosova dhe Izraeli nga një, kurse Andorra dhe Bjellorusia nuk kanë pikë pas xhiros së parë.

Deklarata e trajnerit Alain Giresse

“Vijmë nga një rezultat pozitiv dhe do të bëjmë përpjekje që ta ruajmë këtë ecuri pozitive me fitore ndaj Andorrës. Pikën e fituar në Izrael mund ta vlerësoj pozitive, edhe pse kemi mundur ta fitojmë krejt ndeshjen. Andorra autsajder i grupit? Ne nuk e neglizhojmë aspak dhe as nuk e konsiderojmë të dobët. Në këtë garë duhet të tregojmë seriozitet maksimal në çdo ndeshje”, ka theksuar Giresse në konferencë për shtyp./GazetaExpress