Kosnetti viziton KEK-un: Energjia dhe infrastruktura moderne, jetike për prosperitetin

Ambasadori i Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett, sot ka vizituar KEK-un dhe minierën.Përmes një shkrimi në rrjetin social “Twitter”, Kosnett ka thënë që situata e energjisë dhe insfrastruktura moderne janë jetike për të siguruar prosperitet.

“Alisoni edhe unë bëmë një vizitë në korporatën energjetike KEK dhe në minierë sot. Amerika mbështet një shumëllojshmëri të strategjisë së energjisë për Kosovën, duke përfshirë thëngjillin dhe burimet e ri-përpunueshme.

Siguria e energjisë dhe infrastruktura moderne janë jetike për të siguruar prosperitet”, ka shkruar ai.