Kosnett viziton Arben Vitinë, kërkon të ndiqen udhëzimet e Ministrisë vlerëson profesionistët shëndetësorë

Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, Arben Vitia sot ka pritur në takim Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Philip S. Kosnett, me të cilin ka diskutuar lidhur masat e ndërmarra nga Ministria e Shëndetësisë për menaxhimin e situatës epidemiologjike në Kosovë lidhur me Koronavirusin Covid -19.

Gjatë këtij takimi, Vitia e ka njoftuar ambasadorin edhe për masat e reja shtesë të cilat Qeveria pritet t’i ndërmarrë në funksion të parandalimit të përhapjes së Covid-19 në Kosovë.

Ndërkohë Kosnett ka kërkuar që të ndiqen udhëzimet e Ministrisë.

“Nga ana e tij, Ambasadori Kosnett uroi profesionistët shëndetësorë të Kosovës për guximin dhe efikasitetin, nënvizoi rëndësinë e asaj që publiku të ndjekë udhëzimet nga Ministria për mbrojtjen e familjeve dhe bashkësive, dhe foli për rëndësinë e bashkëpunimit ndëkombëtar në tejkalimin e sfidës së COVID-19”, thuhet në njoftimin e Ministrisë.