Kosnett pas takimit me Petroviqin nuk përmend sulmet nga Serbia, flet për diversitet politik

Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, është takuar sot me kreun e Partisë Liberale Serbe, Sllobodan Petroviq.

Kosnett dhe Petroviq gjatë këtij takimi kanë folur për rendësin e diversitetit politikë në Kosovë. Kështu ka thënë ambasadori përmes një postimi në Twitter.

“Bisedova për vlerat e diversitetit politik në një shoqëri demokratike me deputetin e SLS-së, Slobodan Petroviq. Zyrtarët e zgjedhur në Kosovë duhet që vazhdimisht të avokojnë për bashkëpunim në çështjet e rëndësishme për zgjedhësit e tyre dhe për të gjithë qytetarët e vendit”, ka shkruar Kosnett.

Në anën tjetër, sipas një njoftimi nga SLS-ja, Petroviq ka shprehur shqetësimin rreth retorikës ndezëse ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, si dhe keqtrajtimin e zyrtarëve të lartë të Partisë së Pavarur Liberale në vendkalimet në Serbi nga pjesëtarë të BIA-s dhe Ministrisë së Brendshme të Serbisë.