Korzo” në Pejë do ndryshojë pamje – hiqen pllakat e mermerit shtrohet kalldrëm

Sheshi “Skenderbeu” në Pejë do të ndryshojë pamje. Pllakat e mermerit në këtë shesh do të ndërrohen dhe do të zëvendësohen me kalldrëm.

Punimet do përfundojnë brenda këtë viti. Këtë lajm për Gazetën Express e ka konfirmuar drejtoresha Xhevahire Çeku-Kelmendi e Drejtorisë për Punë Komunale dhe Shërbime.

“Sheshi “Skënderbeu” do të rregullohet këtë vit, shumë shpejt pritet edhe të përzgjidhet edhe operatori, mermeri do të zevëndesohet me kalldrem, dhe sheshit në përgjithësi do ta ketë një pamje të re!Ky projekt do të realizohet ketë vit.”, ka thënë zonja Kelmendi-Çeku për për Gazetën Express.

Sheshi ‘’Skënderbeu’’ në qytetin e Pejës ishte shtruar me mermer në vitin 2011 dhe punimi i saj kishte pasur vlerën 210 mijë euro.

Poashtu e pyetur rreth punimeve në ‘’Bulevardin 1 dhe 2’’ afër stacionit të trenit, Kelmendi-Çeku ka thënë se ato poashtu pritet të kryhen brenda këtë viti dhe rruga do lëshohet për qarkullim të automjeteve.

‘’Punimet në bulevardin 1 dhe 2, janë të parapara të përfundojn këtë vit, edhe pse ky projekt është i Ministrisë së Infrastrukturës, i tenderuar dhe i financuar nga ministria.’’, shtoi ajo.

Ndryshimet në shesh vijnë pas ndryshimeve të fundit në parkun e qendrës ‘’Ibrahim Rugova”, ku edhe aty rrugët janë shtruar me kalldrëm.