Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, njoftoi se ka vendosur shkarkimin e ministrit të Ekonomisë, Davor Filipoviq dhe këshilltarit të tij, Jurica Lovrinçeviq.
Sipas mediave kroate, lëvizja e Plenkoviq erdhi pasi revista “Nacional” shkroi se Lovrinçeviq kishte një marrëveshje të parregullt me një stacion televiziv të Zagrebit.
“Arsyeja e vendimit tim është diskursi që pamë në media. Korrespondenca midis ish-këshilltarit të ministrit dhe një gazetari shkaktoi habi të madhe në qeveri. Unë nuk kam më besim te ministri që lejoi të ndodhin ngjarje të tilla. Ne do të fillojmë negociatat për një emër të ri sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Plenkoviq në një konferencë në Zagreb.







