Korrespodenti turk publikon pamje të reja të tmerrshme nga shpërthimi në Bejrut VIDEO

Korrespodenti nga Turqia Ragip Soylu, i cili punon në Lindjen e Mesme, ka publikuar disa pamje të reja nga shpërthimi në kryeqytetin e Libanit, Bejrut.

Shkaku se pse ndodhen dy shpërthimet mbrëmë ende nuk dihet.

Nga këto dy shpërthime të fuqishme, kanë mbetur të vdekur së paku 78 persona dhe mbi 2 mijë e 500 të tjerë janë plagosur.

Shpërthimet e djeshme janë krahasuar me dridhjet që mund t’i shkaktojë një tërmet prej 3.3 shkallësh.

Momenti i shpërthimit është kapur nga disa kënde të ndryshme, por një video e paparë deri më tani është publikuar nga korrespodenti, Ragıp Soylu.

Në këtë video shihet momenti i dy shpërthimeve të njëpasnjëshme që goditën dje Bejrutin.