Korporata turke “Guris” ka investuar me sukses në projekte të energjinë alternative në Kosovë. Por, tani kjo kompani gjigante, ka shfaqur interesim për investime të tjera në vendin tonë, duke u zgjeruar edhe në fushën e infrastrukturës rrugore.
Kështu ka bërë të ditur ministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Pal Lekaj.

“Për këtë dhe mundësitë e bashkëpunimit të mëtutjeshëm biseduam sot me përfaqësuesin e “Guris” për Ballkan, Tolga Kalkan”, ka thënë Lekaj. /Ballkani.info/







