Koronavirusi vret edhe të rinjtë! Rasti i 43-vjeçarit nga Kavaja

Këtë të hënë humbi jetën edhe një 43-vjeçar nga Kavaja prej koronavirusit.

Kjo do të thotë se ato shprehjet se “COVID-19 vret vetëm të moshuarit” nuk kanë më vend. Vdekja e tij provoi se edhe të rinjtë janë të rrezikuar nga ky virus që po merr jetë.

Për më tepër, 43-vjeçari nuk vuante nga sëmundje të tjera. Ai kishte vetëm obezitet! Ai ishte kthyer nga Italia në 9 mars dhe më pas u shtrua në spitalin e Traumës, pas shfaqjes së shenjave të para. 43-vjeçari u shtrua bashkë me të atin e tij, ndërsa nëna e tij ndodhet ende në Itali.

Mesa duket, COVID-19 nuk “zgjedh” domosdoshmërisht vetëm ata të moshës së tretë dhe me sëmundje bashkëshoqëruese. Sot u nda në mënyrë të parakohshme një 43-vjeçar. Kjo është një arsye më shumë për të treguar kujdes, për të respektuar izolimin dhe për të qëndruar të shëndetshëm!