Ministri i Shëndetësisë, në një konferencë për media ka bërë të ditur se së shpejti do të jetë gati karantina e parë në Prishtinë.
Kjo do të shfrytëzohet për personat që vijnë nga jashtë dhe paraqesin rrezik potencial për përhapje të virusit.
“Do t’a kemi karantinën e parë gati (në Prishtinë) për personat e ekspozuar ndaj rrezikut në momentin që për një masë të tillë ka nevojë dhe kemi opsione edhe për të tjera jashtë Prishtinës. Kjo masë vlen për personat që vijnë nga jashtë dhe paraqesin rrezik potencial për përhapje të virusit”, ka thënë ai.







