Kryeministri Edi Rama paralajmëron që “shtetrrethimi” mund të vijojë edhe pas ditës së dielë.

“Kush banon në Tiranë-Durrës dhe është larguar për fundjavë të gjatë në Korçë ose gjetkë, të sigurohet të hyjë në perimetrin e blinduar gjatë hapjes së rrugëve hyrëse pas mesnatës të së dielës dhe jo më vonë se ora 08.00 e mëngjesit. Sipas të gjitha gjasave perimetri do të mbyllet përsëri”, shkruan Rama.