Koronavirusi preku ish-boksierin shqiptar, ai pësoi vdekje klinike, ndërron jetë nëse i hiqen aparaturat

Koronavirusi nuk ka kursyer as njerëzit në botën e sportit. Pacienti i infektuar me koronavirus, dhe që aktualisht ndodhet në vdekje klinike, është trajneri i boksit, Skënder Kurti.

Përveçse trajner, Kurti ka qënë gjithashtu edhe boksier kampion me ekipin e Tiranës, në të cilin zgjodhi më pas që të trajnonte të rinjtë.

Edhe pse në një moshë të re (61 vjeç) dhe i mësuar me sportin, pandemia globale nuk e ka kursyer duke i marrë jetën. Aktualisht ai ndodhet në spital dhe mbahet gjallë vetëm prej aparaturave.

Sakaq, numri i prekurve me Covid-19 në vendin tonë ka shkuar në 89, ndërsa numri i viktimave ka shkuar në 4. Po kështu, 9 prej të infektuarëve janë mjekë dhe infermierë, një nga Spitali i Durrësit dhe të tjerët nga spitali “Shefqet Ndroqi”. Ndërkohë harta e të prekurve në vend sa vjen dhe zgjerohet.

Sot janë shënuar të infektuar edhe në Vlorë. Jeta në vend është paralizuar thuajse totalisht, nuk ka transport publik. Qytetarët sot e kanë ndaluar që të dalin pas orësh 13:00 nga shtëpia, ndërsa lëvizja ka nisur që në 5 të mëngjesit pasi ka hyrë në fuqi “ligji i luftës.” Kryeministri Edi Rama njoftoi se për të ruajtur rendin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, do të përdoret edhe forca bashkë me gazin lotjsjellës. Ndërkohë që në rrugë ka dalë ushtria dhe Policia.