Ministria e Shëndetësisë njoftoi se gjatë 24 orëve të kaluara janë shënuar 36 raste të reja në Maqedoni.

Sipas mediave vendore, prej rasteve të reja 22 janë në Shkup, 4 në Kumanovë, 3 në Prilep, 3 në Strugë, Veles 3 dhe Manastir 1.

Gjithashtu nga MSH bëjnë të ditur se gjatë ditës së sotme janë shëruar 18 pacientë, ndërsa nga Klinika për Sëmundje Infektive u larguan 11 pacientë, 2 nga spitali i Dibrës dhe 6 të tjerët janë nga Koçani dhe Shkupi që shëroheshin në shtëpi