Koronavirusi është shfaqur nëpër shumë vende të botës duke përfshirë edhe shtetet ballkanike. Përpos Kosovës dhe Malit Zi që nuk është paraqitur ende ndonjë rast në vendet për rreth ka raste të regjistruara, madje sot në Shqipëri u shënua viktima e parë nga koronavirusi.
Qeveria e Kosovës ka ndarë 10 milionë euro për t’i marë gjitha masat e mbrotjes së koronavirusi. Gjitha shkollat në vend po vazhdojnë të vijojnë mësimin, por kjo gjë nuk është e mirë sipas asambleistes së Komunës së Prishtinës, Fiknete Bejta.
Ajo në një postim në Facebook ka kërkuar nga Komuna e Prishtinës që të marrë vendim për mbylljen e të gjitha shkollave për shkak të panikut nga koronavirusi.
“Sipas informatave nga shkollat, prej panikut të krijuar tek nxënësit për shkak të koronavirusit ka shumë mungesa të tyre në mësim dhe nuk ka proces efektiv mësimor”, ka shkruar Bejta.
Në Kosovë ka pasur disa persona që dyshohej të jenë prekur nga koronavirusi, por gjitha testet mjekësore rezultuan negative duke e bërë Kosovën ndër vendet e pakta në Europë që nuk e ka regjistruar asnjë rast nga virusu i cili u shfaqë në fund të vitit 2019 në Kinë. /Ballkani.info/
https://www.facebook.com/netja2018/posts/663706331048643







