Ka ndërruar jetë një pacient me koronavirus nga komuna e Suharekës në Klinikën Infektive.

Lajmi është konfirmuar nga Qendra Klinike Universitare në bazë të raportit të klinikës ku thuhet se pacienti ka qenë i shtrirë në mjekimin intensiv dhe ishte pranuar në gjendje të rëndë.

“Në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive, mbrëmë pas mesnatës ka ndërruar jetë pacienti 69 vjeçar nga komuna e Sukarekës, i cili ishte pranuar me 10/04/2020 në gjendje të rëndë dhe kishte edhe probleme kardiake”, thuhet në njoftim. /Ballkani.info/