Zgjedhjet e 12 prillit në Maqedoninë e Veriut nuk do të shtyhen, por fushata do të zhvillohet përmes mediave.

Kështu vendosën liderët politikë në takimin e sotëm të thirrur nga kryeministri teknik Oliver Spasovski.

Krerët e partive politike u pajtuan se duhet zbatuar në përpikëri masat e qeverisë për parandalimin e koronavirusit, ndërsa nënvizuan se nuk ka nevojë për panik.

Qeveria i rekomandoi Ministrisë së Brendshme që të parandalojë lajmet e rreme në rrjetet sociale, shkruan Alsat M