Koronavirusi/ Nuk mund ta besoni se sa njerëz janë mbyllur në shtëpi për shkak të pandemisë

Nuk është vetëm Shqipëria shteti që ka ndërmarrë masa të ashpra për të frenuar përhapjen masive të pandemisë COVID-19.

Sipas përllogaritjeve të AFP, në të gjithë botën, më shumë se 2.6 miliardë njerëz janë detyruar në shtëpi për shkak të kufizimeve për shkak të epidemisë së Coronavirusit.

Ditën e sotme u regjistruan 400.000 të prekur me COVID-19 në të gjithë botën.

Vendet me më shumë raste janë:

Kina me mbi 81 mijë persona, Italia me mbi 69 mijë persona, Shtetet e Bashkuara me mbi 49 mijë persona, Spanja me mbi 39 mijë persona dhe Gjermania me mbi 31 mijë persona.

Sa i përket Shqipërisë, deri tani janë 123 persona të prekur dhe 5 të vdekur.