Koronavirusi nuk i kursen as foshnjat e porsalindura, Neonatologu i QKUK’së jep këshilla për nënat e reja

Në Klinikën e Neonatologjisë gjatë ditës së sotme kanë ardhur në jetë 16 foshnje. Drejtori i kësaj Klinike, Xhevdet Gojnovci në një deklaratë live për Express ka thënë se gjendja shëndetësore e këtyre foshnjave është e mirë. Ai ka deklaruar se kanë pasur dyshime se dy foshnje janë prekur nga Covid 19, mirëpo gjendja shëndetësore e tyre është stabile.

“Vetëm sot në Klinikën e Neonatologjisë janë pranuar 16 foshnje nga 16 lindje. Gjendja shëndetësore e tyre është e mirë. Përgatitjet janë të vështira, jo vec tek ne po edhe në shumë shtete të tjera. Ne kemi mungesa të pajisjeve. Mirëpo stafi tek ne është i përgaditur. Në aspektin psiqik, situata është duke u kontrolluar mirë”, ka deklaruar ai.

Sipas tij dy dyshimet për infektimin e nënave dhe pastaj të foshnjave kanë rezultuar negative.

“Kanë qenë dy nëna që janë dyshuara për Covid 19, që kanë pas simptome me temperaturë, mirëpo, me datë 21 një nënë ka lindur dy foshnje, ne i kemi transferuar në klinikën, tonë është fat i mirë që të dy nënat kanë rezultuar negative në klinikën tonë.”, ka thënë drejtori i Neonatologjisë.

Megjithëkëtë, neonatologu ka deklaruar se koronavirusi nuk i kursen as të porsalindurit, pra foshnjat.

“Është mëndu që Covid 19 i kursen edhe foshnjat. Mirëpo me hulumtimet e fundit është vërtetuar se nuk i kursen as foshnjat e porsalindura. Nënat e reja që kanë simptoma të prekjes nga virusi, duhet ta mbajnë distancën se paku 2 metra, dhe fëmija të transferohet në një hapësirë të veçantë dhe për to të kujdeset dikush që nuk është i infektuar”, thotë Gojnovci.