Kryeministri

Koronavirusi në vjeshtë, Rama: S’do të ketë më karantinë, nuk ka sens

Kryeministri Rama shprehet se Shqipëria nuk do të hyjë sërish në karantinë.

Në një intervistë për emisionin ‘Pa protokoll’, kryeministri deklaroi se një tjetër karantinë në vjeshtë nuk do të kishte sens, pasi virusi do të jetë ende mes nesh, derisa të dalë një vaksinë.

Kjo nuk është dicka që do të mbarojë kur të dalim nga shtëpia, ne mund të mbyllemi prapë dhe të dalim dhe ajo do të jetë prapë aty, kështu që nuk ka sens të mbyllemi prapë, por të kuptojmë se ky është normaliteti i ri deri kur të dalë vaksina apo virusi të transformohet në diçka tjetër që nuk është po kaq e rrezikshme. Por deri atëherë duhet të pajtohemi me faktin se nuk mund të jetojmë njëlloj sikur kemi jetuar, prandaj duhet të kemi kujdes“, shtoi ai.