Koronavirusi: Ky vend e vazhdon futbollin me maska dhe doreza, lojtarët kërcënohen me gjoba nëse refuzojnë

Kampionati i futbollit në Nikaragua është ndër shumë të paktët që po i vazhdon garat në gjithë botën, me gjithë krizën e shkaktuar nga përhapja e koronavirusit.

Shoqata e Klubeve të Futbollit të Nikaraguas mori vendim për t’i vazhduar garat pas aprovimit direkt të nëntë prej 10 klubeve që garojnë në kampionatin nacional të vendit, transmeton Gazeta Express.

Lojtarët nuk e kanë pritur mirë vendimin, natyrisht. Siç shihen në fotografi, ata pozojnë para ndeshjes duke e mbajtur distancën mes vete dhe madje veshin maska dhe doreza për t’i zhvilluar ndeshjet prapa dyerve të mbyllura.

Ata detyrohen të luajnë pa dëshirën e vet.

Nikaragua e ka urdhëruar gjithë vendin të vendoset në karantinë, por jo edhe futbollin.

Leonadro Figueroa, lojtar argjentinas i klubit Walter Ferrerti në Nikaragua, e ka shpjeguar gjendjen atje, duke zbuluar se lojtarët shantazhohen për të luajtur: “Nëse vendosin të mos luajë, gjobitën”.

“Është e pabesueshme qysh futbolli po luhet ende. Unë nuk shkoj më në stërvitje me autobus, sepse autobusi është gjithmonë plot me njerëz dhe kjo është e rrezikshme. Shkoj me makinën time personale.”, shtoi ai.